Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka reaguar në Twitter, pas njoftimit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare, si pasojë e vendosjes së një barrikade aty.
MPJD ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar MPJD në Twitter.
📢Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 27, 2022
MPJD, ndër të tjera, ka njoftuar se qytetarët, të cilët tashmë janë futur në Serbi, mund t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë, apo të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
🚗Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 27, 2022
Tutje, MPJD fton qytetarët të bazohen në njoftimet e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të jenë të informuar drejt.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Kosovo Police, rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në postimin e MPJD-së në Twitter.
📰Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 27, 2022