Pas Mitrovicës së V., edhe komuna e Zubin Potokut do të fillojë procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Pas Mitrovicës së Veriut, edhe komuna e Zubin Potokut së shpejti do të fillojë procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kryetari i Zubin Potokut, ka konfirmuar për Radio Dukagjinin se kërkesa për anëtarësim në këtë asociacion, fillimisht do të jetë si pikë e rendit të dikës në Kuvendin Komunal më 26 qershor.

Komuna e Zubin Potokut

Komuna e Zubin Potokut së shpejti do të fillojë procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, kryetari i kësaj Komune, Izmir Zeqiri i cili tha se kërkesa fillimisht do të jetë si pikë e rendit të ditës në Kuvendin komunal të Zubin Potokut që do të mbahet më 26 qershor, e më pas do dërgohet zyrtarisht edhe tek Asociacioni o Komunave të Kosovës

Sipas informacioneve të Radio Dukagjinit, edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut do të mblidhet më 30 qershor, ku si pikë e rendit të ditës, do të jetë kërkesa e kryetarit Erden Atiç, që Mitrovica e Veriut t’i bashkohet bashkësisë që përfshinë të gjitha komunat e Kosovës.

Një kërkesë zyrtare Atiç më 31 maj i kishte dërguar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërkohë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se fillimisht Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut duhet të marrë vendim që do të bëhet pjesë e Asociacionit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika