Pas ndalimit nga Specialja, Sami Lushtaku lirohet nga zyrat e EULEX-it

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas ndalimit nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë është liruar.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka thënë se Lushtakut i është cenuar privatësia, pasi i është konfiskuar telefoni mobil.

“Njëjte si herëve të kaluara mënojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin, sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Edhe përkundër këtij fakti atij i është cenuar privatësia, sepse i është marrë telefoni mobil. Dhe natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të Dhomave të Specializuara.

Nuk ka pasë paralajmërim për arrestim dhe nuk ka pasur urdhër për arrestim”, ka thënë Qerkini në një prononcim për media, pas lirimit të ish-komandantit të UÇK-së.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika