Pas ndarjes me Arbenitën, Fero pyet të bijën se kë do më shumë

Fero me vajzën e tij.

Pavarësisht se modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe ish-reperi Fero janë të ndarë, siç ka treguar ai përmes një videoje, ka një raport shumë të mirë me të bijën.

Fero ka publikuar një video teksa e vogla e tij tregon se e do më shumë babin.

“Kë do më shumë Nina?”- pyetet ajo, e cila thotë disa herë babin.

Ish-reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame.

Ai gjithashtu ka ndërruar edhe emrin, duke thënë se nga tani e tutje quhet Khatabb.

Ndërkohë, ky ndryshim i Feros erdhi pak pasi ishte arrestuar për dhunë në familje.

Pas daljes nga paraburgimi, ai dhe modelja Arbenita Ismajli konfirmuan se janë ndarë.

Dyshja ishin bashkë për disa vite dhe janë prindër të një vajze.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika