Pas një dekade në krye të NATO-s, Stoltenberg me fjalim lamtumirës

Jens Stoltenberg duke folur gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin (Uashington, 29 janar 2024)

Pas një dekade udhëheqjeje, Jens Stoltenberg do të zëvendësohet nga Mark Rutte i Holandës më 1 tetor.

Në fjalimin e tij lamtumirës, ai theksoi se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë” dhe i kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themelore të aleancës.

Duke reflektuar mbi mandatin e tij dhjetëvjeçar, sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, gjatë fjalimit, u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themeluese të aleancës.

“Qëkur mora detyrën time si sekretar i Përgjithshëm në vitin 2014, bota rreth nesh ka ndryshuar thellësisht”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg teksa foli për Ukrainën, theksoi se vendi është më afër NATO-s se kurrë më parë.

“Sot, presidenti Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë luftën e tij brutale. Nuk besoj se mund ta ndryshojmë mendjen e Putinit. Por, unë besoj se ne mund të ndryshojmë llogaritjen e tij”, vazhdoi shefi i NATO-s, shkruan euronews.

Stoltenberg do të largohet nga posti i sekretarit të Përgjithshëm në fund të këtij muaji, pas një dekade në krye të aleancës ushtarake. Mark Rutte do të marrë detyrën si pasardhësi i tij.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika