Ekzekutohen pagat në sektorin publik

Tashmë janë ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator gjatë mesditës

Foto ilustrim

Pas një dite të fillimit të muajit tetor, punonjësit e sektorit publik u janë ekzekutuar pagat këtë të martë.

Lajmin për Dukagjinin, e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.

Siç ka mësuar Dukagjini, zyrtarët e Policisë së Kosovës, ministrive dhe ata të arsimit tashmë kanë pranuar pagat e tyre.

Që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë kishin mbetur pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Nga Ministria e Financave ende nuk kanë dalë me ndonjë sqarim se si u bë ekzekutimi i pagave me një ditë vonesë, kur dihet se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Thesarit tashmë i ka përfunduar mandati.

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, sipas ligjit pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika