Policia e Kosovës njofton se pas një mosmarrëveshjeje, vikitima është sulmuar nga vëllai i saj në Malishevë.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, njofton Policia.
“Malishevë 15.07.2023-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, njofton Policia e Kosovës.