Pas një përleshjeje fizike, 17-vjeçari plagos 6 adoleshentë në Milwaukee

Gjashtë adoleshentë janë qëlluar me armë zjarri në ShBA

Gjashtë adoleshentë dyshohet se u qëlluan armë zjarri nga një 17-vjeçar gjatë festës së njohur si Dita e Pavarsisë Kombëtare e Qershorit, e quajtur edhe si Dita e Emancipimit. Ngjarja ndodhi të hënën jashtë qendrës së Milwaukee, tha policia.

Departamenti i Policisë së Milwaukee u përgjigj rreth orës 16:21 pranë Rose Park, pasi katër femra dhe dy meshkuj të moshës 14 dhe 19 vjeç u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, ka njoftuar shefi i policisë, Jeffrey B. Norman gjatë një konference për shtyp. Lëndimet nuk ishin kërcënuese për jetën, shtoi ai.

Policia thotë se beson se të shtënat kanë ardhur nga një përleshje mes adoleshentëve, policia ka thënë se po vijon hetimet dhe identifikimin e çdo të dyshuari tjetër të mundshëm.

Kryebashkiaku i Milwaukee, Cavalier Johnson, flet gjatë një konference për shtyp jashtë Departamentit të Policisë së Milwaukee, pasi një të shtënat lanë të plagosur gjashtë adoleshentë pas një festes të 19 qershorit.

Kryebashkiaku i Milwaukee, Cavalier Johnson, gjatë një konference për shtyp jashtë Departamentit të Policisë së Milwaukee, ka thënë se të shtënat lanë të plagosur gjashtë adoleshentë.

“Milwaukee, çfarë po ndodh me fëmijët tanë?” tha Norman. Ai shtoi se ka qenë pjesë e festës së Qershorit për tetë vjet dhe nuk kishte parë kurrë dhunë si kjo.

Kryebashkiaku Cavalier Johnson e quajti incidentin “krejtësisht të papranueshëm” dhe shpjegoi se në atë kohë kishte mijëra njerëz në zonë.

“Të shtënat shpërthyen më pas, ngrita sytë dhe pashë një vajzë që çalonte me këmbën e saj dhe një vajzë tjetër u qëllua në tokë”, tha një dëshmitar për TMJ4 News për CNN .

Incidenti në Wisconsin pason tjetër të shtëna masive në Willowbrook, Illinois, gjatë fundjavës, gjatë një festimi të qershorit. Të shtënat lanë një person të vdekur dhe 22 të tjerë të plagosur.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika