Pas një vargu pyetjesh drejtuar Qeverisë për krizën, Mustafa thotë se mungesa e përgjigjeve po rrit varfërinë

Gjersa ka cituar përgjigjet e mëhershme të Qeverisë për parashikimet që sipas tij, i ka dhënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputeti Mustafa ka thënë që Qeveria vazhdimisht po injoron ekzistencën e një krize ekonomike

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa

“Çmimi i produkteve esenciale vazhdon të rritet dhe qeveria nuk ka një përgjigje për to… kjo do të rezultojë me rritjen e varfërisë së familjeve kosovare”.

Kështu ka thënë deputeti, njëherësh ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa gjersa ka theksuar se i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku veç se kishte paralajmëruar ardhjen e një krize energjetike vitin e kaluar.

Një paralajmërim që sipas tij, ishte dhënë në pranverën e vitit 2021.

Gjersa ka kujtuar përgjigjet e Qeverisë së Kosovës përgjatë këtyre paralajmërimeve, deputeti Mustafa ka thënë që konferenca në fjalë paraqet një paralajmërim të ardhshëm nga LDK-ja.

“Kjo konferencë është paralajmërimi i radhës se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret që qytetarëve të Kosovës të mos u shtohet një barrë këtë dimër”.

Pyetjet e njëpasnjëshme të deputetit Mustafa ishin në lidhje me ekzistencën e energjisë së mjaftueshme, se a do të duhej që të prisnim reduktime.

Njëherit, së bashku me këtë edhe se “a do të shtrejtohet çmimi i energjisë dhe nëse po, sa?” dhe “me rastin e rritjes së papërballueshmërisë, çka do të bëjë qeveria për qytetarët?”

Ndër të tjera, ai ka thënë se të gjitha trendet ekonomike tregojnë një rritje enorme të çmimeve, e veçanërisht, ato të produkteve esenciale.

“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe, edhe më e varfër është përgjigjja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetarin”, ka thënë Mustafa.

Vendimet e deritanishme të Qeverisë së Kurtit janë cilësuar nga Mustafa si “boshe” dhe “të pakordinuara”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika