Pas një vetaksidenti, një person goditet për vdekje nga një veturë në Deçan

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë, i njëjti kishte pësuar një vetaksident të premten

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në orët e vona ka vdekur një person si pasojë e goditjes nga një veturë, e cila po lëvizte nga drejtimi i Gjakovës.

Policia ka bërë të ditur se viktima fillimisht kishte pësuar vetaksident derisa po kalonte në rrugën Gjakovë-Deçan, por më pas ka dalë nga vetura dhe duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë tjetër.

Ai është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e më pas në QKUK në Prishtinë, ndërsa më vonë Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë.

Ndër të tjera, nga policia bëjnë me dije se trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika