Pas numërimit të votave në ambasada, pritet të nisë procesi për votat me postë

Pasditen e së mërkurës ka nisur numërimi i 15,352 votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Ky është procesi i parë i tillë pas ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje, që mundësuan votimin në ambasada dhe konsullata në 19 shtete.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.

Sipas KQZ-së, nga 69 mijë pako me fletëvotime, janë aprovuar gati 63 mijë zarfe, të cilat pritet të numërohen në ditët në vijim, ndërkaq më pak se pesë mijë janë refuzuar.

Pasi të përfundojë ky numërim, në proces do të përfshihen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, rezultatet e votave të numëruara nga përfaqësitë diplomatike pritet të publikohen së shpejti në platformën elektronike të KQZ-së.

Deri më tani, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për partitë dhe kandidatët për deputetë.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.8 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.

E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara.

Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika