Pas Osmanit, edhe Kurti e Sveçla e presin në takim komandantin e KFOR-it

"Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit"

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Si thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe situatës së sigurisë në vend.

“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë. Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.

Gjatë se premtes, edhe presidentja Osmani e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika