Pas Osmanit, Lajçaku takohet edhe me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka filluar takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka filluar takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

Ai ishte në takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani.

Lajçaku në Kosovë pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Kështu, Lajçaku po bën tentativat e fundit që të përmbushë misionin e tij, normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçaku të hënën e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi gjendjen në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçaku.

Vuçiqi në takim me Lajçakun ka njoftuar se ka kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se e ka pasur një “takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm” me Lajçakun.

“E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, ka shkruar Vuçiqi në profilin e tij në Instagram, pas takimit me Lajçakun.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika