Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, Zelensky merr mbështetje nga evropianët

Përplasja e fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkaktuar reagime të shumta në nivelin ndërkombëtar.

Pas ngjarjeve që çuan në largimin e Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë, liderë të ndryshëm evropianë kanë shpërndarë mesazhe në mbështetjeje të Ukrainës.

Pas largimit të presidentit ukrainas, Trump reagoi menjëherë në media sociale, duke theksuar se presidenti ukrainas nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, pasi ai mendon se përfshirja amerikane i jep Ukrainës një avantazh të madh në negociata.

Zelensky, në anën tjetër, e ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe për vizitën.

“Faleminderit presidentit, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe afatgjatë dhe jemi duke punuar për këtë”, ka thënë ai përmes një postimi në X.

Mbështetje nga liderët evropianë për Ukrainën

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka theksuar solidaritetin me Ukrainën, duke shprehur se ky shtet nuk është vetëm në luftën e tij.

“I dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, nuk jeni vetëm”.

Po ashtu, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur mbështetjen e Spanjës për Ukrainën.

“Ukrainë, Spanja qëndron me ty”, ka shkruar Sanchez në X.

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se qëndron krah Ukrainës në kohë të mira dhe të vështira.

“I dashur Volodymyr Zelensky, ne qëndrojmë me Ukrainën në kohë të mira dhe në prova. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme”, ka shkruar Merz në X.

Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përkrahur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy

“Rusia është agresori, dhe Ukraina është populli i sulmuar… mendoj se ishim në rregull kur ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vjet më parë, dhe të vazhdojmë ta bëjmë atë… ne duhet… të respektojmë ata që kanë luftuar që nga fillimi”, ka thënë Macron.

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerboc, gjithashtu ka riafirmuar mbështetje të palëkundur për Ukrainën.

“Ukraina nuk është vetëm. Gjermania bashkë me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar krah Ukrainës dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të llogarisë në përkrahjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe përtej”, ka thënë Baerboc.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka lëshuar një mesazh të qartë në mbështetje të Ukrainës.

Viktor Orban mbështet Trumpin

Një nga zhvillimet më të përfolura ka qenë mbështetja e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për Donald Trump.

Orban, duke folur në një postim në median sociale X, ka falënderuar Trumpin për qëndrimin e tij të guximshëm në favor të paqes.

“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot Presidenti Donald Trump qëndroi me guxim për paqen. Edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të kapërdihej. Faleminderit zoti President!”, ka shkruar Orban.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika