Pas përplasjeve të ashpra opozita lëshon sallën, Grupi Punues i Projektligjit për tekste shkollore vazhdon punën

Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore, duke e quajtur si procesin e miratimit 'të vjedhur e të kontrabanduar'

Grupi Punues për trajtimin e çështjes së projektligjit për tekste shkollore ka vazhduar pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët pas përplasjeve të ashpra me ministren e Arsimit lidhur me kërkesën për verifikimin e votave për miratimin e këtij projektligji, lëshuan sallën.

Pas largimit të deputetëve Ardian Kastrati, Vlora Dumoshi dhe Albena Reshitaj nga grupi punues, tani pjesëmarrës të këtij procesi janë vetëm deputetët e Vetëvendosjes (VV) dhe deputeti përfaqësues i komuniteteve, Enis Kervan.

LEXO EDHE:  “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

PDK-ja e ka akuzuar Qeverinë në lidhje me projektligjin për tekste shkollore, duke e cilësuar procesin si “ilegal klandestin” dhe “kontrabandues”.

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar mbajtjen e mbledhjes së grupit punues për projektligjin për tekstet shkollore pa konfirmuar se ligji ka kaluar në kuvend.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, e ka pranuar që projektligji për tekste shkollore mund të mos i ketë pasur votat, por ka thënë se është një vendim i cili është i kontestuar e që, sipas tij, grupi punues duhet t’i vazhdojë punimet.

Gjatë vazhdimit të mbledhjes, Kastrati i PDK-së është përplasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e ka akuzuar për vjedhje votash në miratimin e këtij projektligji.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika