Gjatë të mërkurës së 3 prillit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me disa ministra të Qeverisë, ka vizituar komunat veriore të vendit.
Fillimisht, vizita e tij u nis në Leposaviç ku pati takim me kryetarin Lulzim Hetemi, pastaj Kurti ka vizituar vendin se ku është vrarë polici Enver Zymeri e pastaj ka përuruar një pllakatë në nderim të veprës së tij.
Aktualisht, mediumi KoSSev ka raportuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është në një vizitë në komunën e Mitrovicës së Veriut, respektivisht në një takim me kryetarin e kësaj komune, Eden Atiq.
“Kërkojmë që organizatat kompetente ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij provokimi të dukshëm dhe të kërkojnë nga populli i tyre që të ndalojë shtypjen e popullit serb, i cili kësaj radhe tregoi vetëpërmbajtje dhe durim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lista Serbe.