Pas raportimit të RTV Dukagjini, Komuna e Obiliqit fillon pastrimin e sheshit dhe të trotuarve me akull

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi, ka dërguar në terren kompaninë që është përgjegjëse për të pastruar sheshin në këtë qytet

Pas raportimit të RTV Dukagjini, lidhur me gjendjen në sheshin dhe trotuaret e Komunës së Obiliqit, kanë ardhur ndërhyrjet e para nga komuna.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi, ka dërguar kompaninë që përkujdeset për pastrimin e rrugëve në terren.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi

“E thirra menaxherin dhe kompaninë, i dërgova në terren”, ka thënë Krasniqi.

Një video e arritur në redaksinë tonë tregon se punimet tashmë kanë filluar.

Më herët raportuam lidhur me këtë situatë ku dhe kontaktuam drejtorin Abdyrrahman Krasniqi.

Lexo dhe: Sheshi i Obiliqit i mbuluar nga akulli, komuna thotë se është bërë pastrimi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika