Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Reshjet që nisëm pas mesnatës, në orët e mëngjesit i bllokuan dhjetëra rrugë të Prishtinës që u vërshuan nga uji. Pas intervenimit të zjarrfikësve dhe Komunës së Prishtinës të gjitha rrugët u liruan për qarkullim. Përfaqësues të Komunës së Prishtinës por edhe të zjarrfikësve thonë se përpos faktorit natyrë fajin për vërshimet e kanë edhe qytetarët që po hedhin mbeturina, dhe ndërtimet pa kriter

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut e vërshimet, kuptohet se sa e papastër është çdo zonë e banuar. Madje edhe në qendra të urbanizuara siç është Veterniku, ndodh që në rrugët anësore uji ta zhvendos në mes të rrugës dyshekun që nga dikush është përdorur për fjetje e më pas është hedhur si mbeturinë.

Me bërllok janë zënë edhe shumë puseta të rrugës “Besim Ndreca”. Zjarrfikësit janë detyruar të gjejnë zgjidhje, përndryshe rruga do të mbetej mbi 2 metra nën ujë.

Përpos shkaqeve natyrore shefi i tyre thotë se fajin e kanë edhe qytetarët.

“Vendet ku janë ulët, uji grumbullohet për shkak që nuk mundet kanali me e përbi ujin. Sigurisht ndoshta ka të bëjë edhe me mirëmbajtjen e tyre. Por nuk e di nëse në ndonjë shtet çdo ditë pastrohen këto kanale. Por këto zakonisht po bllokohen edhe për shkak të hudhjes së mbeturinave vend e pa vend,” ka thënë, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi

Kjo rrugë u lirua për qarkullim, por puna për zjarrfikësit nuk mbaroi me kaq. Ata kanë intervenuar në dhjetëra rrugë në Prishtinë në gjendje të njëjtë.

“Prej orës7 në mëngjes janë 10 intervenime të kësaj natyre ka pasur tek stacioni i autobusëve, në lagen Hajvalia jemi ende duke intervenuar, dhe në lagjen Dobratin e kemi ekipin në intervenim. Gjithashtu ka edhe lokacioni të ndryshme që jemi ftuar për intervenim,” shtoi Gashi.

Intervenimi në këtë pjesë është risi për ta, për dallim me këtë rrugë.

“Ashtu siç ndodh zakonisht kur ka reshje të shiut, njëra nga hyrjet për në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë edhe sot në orët e mëngjesit për shkak të nivelit të lartë ujit është bllokuar. Sipas zyrtarëve komunal, në rast se nuk ka intervenim në infrastrukturë, ky problem do të ripërsëritet.” 

Këtë e ka konfirmuar drejtori për Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

“Edhe sot është përsëritur i njëjti rast ka të bëjë me gypin që është ndërtuar më herët…. është evidentu por për fat të keq nuk është mënjanua. Raportet që ne i bëjmë si drejtori intervenuese i përcjellim tek drejtoritë përkatëse që të intervenohet,” tha Drejtori për Emergjenca, Lulzim Fushtica.

Edhe Fushtica ngjashëm me Komandantin e Zjarrfikësve thotë se janë disa faktorë që nuk varen vetëm nga natyra.

“Njëra prej problematikave është infrastruktura që është ndërtuar më herët, ndërtimet e shumta që janë duke u bërë në gjithë Kryeqytetit. Dhe kur bo bëhen këto ndërtime po bëhet bllokimi i pusetave të ujërave atmosferike,” shtoi Fushtica.

Sipas tij të gjitha rrugët në Prishtinë janë liruar për qarkullim pas intervenimit, në mbi 25 raste e rrugë të bllokuara brenda qytetit.

Fushtica thotë se pas sanimit të gjendjes do të bëhet inspektimi i dëmeve, ndërsa ju bënë thirrje qytetarëve që edhe për ndihmë emergjente por edhe për evidentim të dëmeve të kontaktojnë Drejtorinë për Emergjenca.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika