Pas sulmeve terroriste, pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë mbeten të mbyllura

Sulmet terroriste të së dielës në veri të Kosovës kanë çuar në mbylljen e dy vendkalimeve kufitare, Bërnjak dhe Jarinjë

Pika kufitare në Jarinje.

Dy vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinjë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e martë.

Mbyllja e vendkalimeve kufitare është vendosur që nga data 24 shtator pas sulmeve të rënda terroriste në zonën veriore të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës.

Në këtë ngjarje tragjike, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe tre të tjerë u plagosën.

Gjatë mëngjesit të së dielës, një grup i armatosur terrorist kreu sulme të koordinuara kundër policisë, duke shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme në zonën veriore të Kosovës.

Pas këtyre sulmeve, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet ndërkombëtare dhe Qeveria serbe që të ndihmojnë në ndërmjetësimin me terroristët dhe të detyrojnë dorëzimin e tyre.

Megjithatë, terroristët refuzuan të dorëzoheshin dhe vazhduan sulmet me armë ndaj forcave të Policisë.

Pas një konfrontimi të dhunshëm, tre prej terroristëve u vranë, ndërsa dy prej tyre u arrestuan.

Gjithashtu, katër persona të tjerë janë arrestuar për përfshirje në ngjarjet e dhunshme.

Autoritetet e Kosovës, gjithashtu, kanë sekuestruar një arsenal të madh armësh në Zveçan, të cilat janë ekspozuar në ditën e hënë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika