Lidhur me sulmin në Teksas ku u vranë të paktën 21 persona, ndër ta 19 studentë dhe dy të rritur, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka shprehur dhimbjen e saj, duke thënë se lutjet tona janë me familjet e të gjithë atyre që u vranë padrejtësisht.
“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë” është shprehur Osmani përmes postimit.
Devastated by the news of the shooting in a school in Texas.
Our thoughts are with the families of the children & adults whose lives were unjustly brought to an end before their time.
We share the pain of the American people & mourn with our friends at this time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 25, 2022
Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.
Ngjarja ka ndodhur në Uvalde, në jugperëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.