I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se bashkë me katër diplomatë të tjerë ndërkombëtarë gjatë ditës së premte kanë qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
- Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi pritur mirëkuptim të mundësisë që ofron propozimi i BE-së
- Lajçak pas takimit me Vuçiq: Themelimi i Asociacionit element kyç për stabilitet
Ljaçak ka thënë se pas takimeve që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, planifikon që së shpejti t’i vazhdojë bisedimet.
“Së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe atë amerikan Escobar, kam udhëtuar sot në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre bazuar në Propozimin tone. Kjo gjithashtu nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha Marrëveshjeve. Kam në plan të vazhdojmë bisedimet tona së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndërkaq, Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti, ka thënë se është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka theksuar se ka pritur mirëkuptim të mundësisë që jep propozimi i BE-së, teksa ka shtuar se shpreson të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.
Kurse nga Beogradi, Lajçak ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serb është element kyç për stabilitet.
- Mbi dy orë u diskutua propozimi evropian në takimin e Kurtit me pesëshën ndërkombëtare
- Plani evropian, Vuçiq: Serbia e gatshme të pranojë, kam rezerva për një pikë
Together with 🇫🇷🇩🇪🇮🇹 Chief foreign policy advisers and 🇺🇸 DAS Escobar, I travelled to Kosovo and Serbia today to discuss steps towards normalisation of their relations based on our Proposal. This also means full implementation of all Agreements. I plan to continue our talks soon. pic.twitter.com/1LBM2F6kPK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 20, 2023