Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ftuar në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pritet të mbahet këtë të premte.
Kjo ftesë për liderin e AAK-së, vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar. Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.
Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe theksoi marrëdhëniet e mira në mes të ShBA-së dhe Kosovës.
Po ashtu, Escobar pritet që të takohet edhe me krerët e partive opozitare këtë të mërkurë.
Në lidhje me ftesën e Kurtit, Portali Dukagjini, është munduar të kontaktojë me liderët e partive opozitare si dhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, por deri në momentin e raportimit nuk ka pasur përgjigje.