Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar të enjten zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Vuciq në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kjo ishte “Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Serbi-Kosovë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”.
Ai shtoi se Serbia është duke vazhduar luftën për ruajtjen e popullit të saj dhe vendit të saj.
“Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka shtuar Vuçiq.
Ndërkaq, Ecobar gjatë ditës së mërkurë ka qndruar në Kosovë ku është takuar me liderët e Republikës ë Kosovës.
Ai ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kurti: Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i demokratizimit në rajon