Pas takimit me Kurtin, Kovaçevski takon Vuçiqin

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka nisur takimet individuale me kryesuesit e palëve të dialogut  Kosovë-Serbi. Pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Kovaçevski ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i uroi Vuçiqit bisedime të suksesshme.

“Mirëpritje e ngrohtë në Ohër për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në takimin dypalësh që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova atij bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjithë rajonin. Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE është përgjegjësia dhe përfitimi ynë për shtetet dhe qytetarët”, ka deklaruar ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar nuk pranoi të deklarohej për media pas takimit me homologun e tij maqedonas, ndonëse kur u pyet nga gazetarët se a priste zhvillime pozitive, ai u përgjigj: “Gjithqysh”.

Kryeministri Kovaçevski është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para fillimit të takimit në Ohër, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky i fundit pritet të takohet me Vuçiqin nga ora 10:30 dhe pas tij, edhe me Kurtin.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika