Pas takimit me Macron, Vuçiq: Me shumë gjasa nuk do të takohem me Kurtin

Pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Serbisë ka thënë se nuk ka shumë gjasa që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.





Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut pas takimit me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Para Kurtit e Osmanit, Macron takon Vuçiqin

Ai ka thënë se me shumë gjasa nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka folur për seriozitetin e qasjes për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, por edhe “për frustrimin e njerëzve që jetojnë në një atmosferë ku nuk është arritur asgjë për 10 vjet”.

“Macron është presidenti i Francës, vendi i dytë më i madh në Evropë, dhe unë jam presidenti i një vendi të vogël por krenar”. Ne njihemi prej kohësh, besoj se ka ende shumë për të bërë. Do të ketë më shumë detaje, por sot nuk është dita për të gjithë”, ka thënë Vucic.

Përveç kësaj, Vuçiq ishte dukshëm nervoz, pasi gjatë gjithë kohës pasi iu drejtua publikut.

Ai ngriti zërin në disa raste, gjë që tregon se detajet e bisedës nuk ishin tërësisht pozitive, shkruan meidumi serb.

Ai ka shtuar se më shumë gjasa nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin kurit.

“Serbët janë shprehur qartë se cilat janë kërkesat tona. Unë kurrë nuk jam optimist, kam pasur një takim të mirë, nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe, e kam fjalën për Francën. Dhe kur është fjala për Kosovën, nuk jam optimist. Sot e solla dokumentin për targat dhe ia tregova Macronit. Nuk do ta japin, sepse e hoqën në mënyrë të njëanshme në 2020. Po kërkoj vetëm se çfarë thotë”, tha Vuçiq.

Ndërkaq, pritet të takohen edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani me presidentin francez, Emmanul Macron, gjatë pasditen e së enjtes.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika