Pas Thaçit edhe Rexhep Selimit i largohet njëri avokat, arsyet shëndetësore

Njëri ndër avokatët me të rëndësishëm të Rexhep Selimit në Hagë, David Young, është larguar nge ekipi mbrojtës. Bashkëshortja e Selimit, deputetja, Shqipe Selimi ka treguar se largimi nuk ka të bëjë me çështje financiare, por me gjendjen shëndetësore të avokatit. Avokat të licencuar nga Gjykata Speciale, thonë se largimi i avokatëve në këtë fazë mund të ndikojë në cilësinë e përgatitjeve për mbrotje

Ish-deputeti Rexhep Selimi, ka mbetur pa njërin nga avokatët kryesor.

Bëhet fjalë për avokatin, David Young.

Më 8 shkurt, Geoffrey Roberts (Gjefry Roberts), avokati kryesor i “10-shit të UÇK-së”, i ka dërguar një letër trupit gjykues se do t’ia ndërpres kontratën

si bashkëavokat, këtë e kumtuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dërgimi i kësaj letre dha efekt të menjëhershëm, derisa nuk u bë e ditur arsyeja e largimit.

Por për arsyet e largimit të avokatit për RTV Dukagjini, ka folur bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja, Shqipe Selimi.

“David Young që nga viti kaluar ka kaluar jo si avokat kryesor por dytësor në rastin tonë. Kjo pasi që ai kishte probleme shëndetësore. Këto probleme tash e një vit fatkeqsisht dhe na vjen keq që nuk kanë kaluar. Andaj Rexha bashkë me ekipin e avokatëve kanë vendosur që të lirojnë z. Young nga detyra e avokatit mbrojtës. Kjo është e vetmja arsye dhe nuk kemi arsye tjera”, tha Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit.

Avokatët e licencuar nga Gjykata Speciale thonë se ndryshimi i përbërjes së avokatëve mund të ndikojë në cilësinë e mbrojtjes.

“Nuk është mirë në mes të mbrojtjes, sidomos nëse ndryshohet avokati kryesor, parimisht nuk është mirë është rast voluminoz është…”, tha Taulant Hodaj, avokat i licencuar nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë para disa ditësh, është njoftuar se edhe Gregory Kehoe nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Hagë. Megjithatë, Kehoe nuk ishte i vetmi që u largua.

Sipas vendimit për konfirmim të largimit që e mori trupi gjykues, u theksua se bashkë me Kehoen, janë larguar 9 anëtarë nga ekipi mbrojtës. Këto ndryshime apo tërheqje kanë ndodhur për shkak të arsyeve financiare, për shkak të mospagesës së shërbimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve. Avokati kryesor i ish-presidentit Thaçi do të jetë kroati, Luka Misetiq.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika