Pas thirrjes së Putinit për mobilizim ushtarak, rritet numri i ikjes së rusëve nga vendi

Numri i shitjes së biletave për largim nga Rusia është rritur në masë të madhe, pas thirrjes së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë

Ilustrim, Foto: Reuters

Pas thirrjes së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë, në Rusi tashmë biletat për largim nga vendi me aeroplan janë duke u shitur në masë të madhe.

Gjatë një fjalimi të tij, Putin ka deklaruar se dekreti tashmë është nënshkruar dhe që nga e mërkura e 21 shtatorit, do të nisë mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë.

Sipas tij, të gjithë qytetarët që do të mobilizohen, do të kenë statusin e plotë të focave të armatosura.

Pas këtij njoftimi, biletat e aeroplanit po shiten në mënyrë të shpejtë, ndërsa çmimet janë rritur shumë.

Siç shkruan Reuters, fluturimet drejt vendeve që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Gjeorgjinë dhe Serbinë, janë shumë të kërkuara.

Ndërkohë, sipas Reuters, të dhënat e Google Trends tregojnë një rritje të kërkimeve për Aviasales, faqe kjo e njohur për rezervime të fluturimeve në Rusi.

Ndërsa, biletat e fluturimeve direkte nga Moska në Turqi dhe Armeni, destinacione këto që lejojnë rusët të hyjnë pa viza, janë shitur të mërkurën e 21 shtatorit.

Linja ajrore shtetërore ruse, Aeroflot, sipas faqes së saj të internetit nuk ka më fluturime për në Stamboll nga moska për tri ditët e ardhshme.

Ndërkaq, bileta më e lirë nga Rusia për në Dubai është rreth pesë mijë dollarë, ku në një situatë normale, bileta pothuajse është trefish më e lirë.

Ndryshe, pas fjalimit të presidentit rus, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se 300 mijë rusë do të thirren si pjesë e mobilizimit.

Ai ka thënë se vetëm rusët me përvojë të mërparshme ushtarake do t’i nënshtrohen mobilizimit.

Pos kësaj, Putin gjatë fjalimit të tij e ka akuzuar Perëndimin se po e shantazhon Rusinë.

Megjithatë, ai për këtë pati një përgjigje duke thënë se Rusia ka shumë armë me të cilat do të kundërpërgjigjet.

“Nëse integriteti territorial i shtetit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe njerëzit tanë, ne do të përdorim të gjitha resurset që kemi. Nuk është një blof. Integriteti territorial i mëmëdheut tonë, pavarësinë dhe liria do të sigurohen, e përsëris, me të gjitha mjetet që kemi. Ata që tentojnë të na shantazhojnë me armë nukleare, duhet ta dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre”, ka thënë Putin.

Po ashtu, ai tha se qëllimi i tyre është çlirimi i Donbasit, derisa shtoi se do t’u japë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas.

Putin nis “mobilizim të ri” të rezervistëve ushtarakë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika