Pas vdekjes së 30-vjeçarit, Komuna e Prishtinës ndërmerr hapa për sigurinë e qytetarëve

Pas incidentit të së hënës, ku kishte humbur jetën një 30-vjeçar, si pasojë e rrëzimit të lisit, Komuna e Prishtinës ndërmerr masa për të rritur sigurinë e qytetarëve

Komuna e Prishtinës ndërmerr hapa mbi identifikimin e drunjëve që paraqesin potencial për dëmtimin e sigurisë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është në proces të identifikimit dhe eleminimit të drunjve të dëmtuar që mund të paraqesin problem për qytetarët, në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës, Komuna e Prishtinës ka thënë se është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar, si dhe krasitjes së disa prej tyre, në mënyrë që të evitojë rrezikun nga kabllot e rrymës.
Përmes postimit në Facebook, bëhet e ditur se deri tani, është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën “Abedin Rexha” dhe në Parkun e Qytetit.
Foto nga procesi i punës së Komunës së Prishtinës
Është paraparë që me të njëjtat procedura të vazhdohet edhe të mërkurën e 8 qershorit, në “Tauk Bashqe”, në rrugën “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.
Të hënën e 6 qershorit, Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, kishte konfirmuar për Portalin D se një person i gjinisë mashkull, i moshës 30 vjeçare, kishte humbur jetën si shkak i rrëzimit të një lisi në Prishtinë nga kushtet e rënda atmosferike. Njëherësh, nga ky rast mbeti edhe një e lënduar./Portali D/

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika