Pas vendimit të qeverisë për uljen e pagave, KGJK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve





Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë të mërkurën një mbledhje të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 16:00.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi i situatës së krijuar pas vendimit të Qeverisë për pagat dhe hapat që KGJK-ja do të ndërmarrë në lidhje me këtë vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në mëngjesin e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, shefi i ekzekutivit ka thënë se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”,  ka vijuar ai.

Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika