Pas vërshimeve të janarit, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit” nisin ndërtimin e shtëpive në Skenderaj

Pas vërshimeve të janarit, fondacioni "Behgjet Pacolli" dhe "Jetimat e Ballkanit" me ndihmën e donatorëve dhe kontribuesve si Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini, figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj kanë filluar ndërtimin e shtëpive në komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, humanisti Halil Kastrati nga ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe Selim Pacolli kanë vizituar të martën e 9 majit familjet që janë prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti, shtëpitë e të cilave u bënë të pabanueshme nga dëmtimet si pasojë e fatkeqësisë.

Familja e Isak Smajlit nga fshati Kuçicë mori lajmin nga përfaqësuesit e Fondacionit “Behgjet Pacolli”, se do t’i ndërtohet shtëpia e re.

Këtë lajm e morën edhe familjet e Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, të cilët shumë shpejt do të vazhdojnë jetën në kushte më të mira banimi.

Po ashtu, në këtë komunë do të renovohen disa shtëpi që janë prekur nga këto vërshime.

“Kjo familje nga vërshimet që ndodhën në muajin janar të këtij viti kishte humbur gjithçka që kishte. Me gëzim nisi dita edhe për familjet e Jetullah e Avdullah Imerit në fshatin Tushilë, familjen e Xhafer Zyhranit nga Llausha dhe Isuf Gjokajt nga Skenderaj. Këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të reja, falë angazhimit dhe humanizmit të treguar nga Fondacioni ”Behgjet Pacolli’ dhe shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit””, thuhet në njoftimin e Fondacionit, Behgjet Pacolli.

Tutje thuhet se ndër kontribuesit janë; figura publike nga Zvicra, Bernd Beetz – SV Waldhof Mannheim Spielbetriebs Gmbh, Besim Rexhepaj, Ekrem Lluka nga kompania Dukagjini dhe shumë donatorë tjerë.

Ndryshe, mbi 300 familje në Skenderaj ishin prekur nga përmbytjet e 19 janarit.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika