Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi nga dje(e premte) në Kosovë për një vizitë është nisur për në Hagë pas orës 12:00.
Thaçi është nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do ta ketë fluturimin në orën 13:00.
Ai gjatë vizitës në Kosovë, sot përveç tre vëllezërve të tij është takuar edhe me gruan, Lumnijen.
Gjithashtu, para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë gjatë ditës derisa Thaçi ishte brenda, disa të rinj protestuan duke brohoritur ”Liri për çlirimtarët”, ”UÇK”, ”Liria ka emër”.
Pas disa kërkesave për vizitë të babait i cili ishte i shtrirë në spital, Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit vetëm pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.
Thaçi të premten arriti në Kosovë ku fillimisht vizitoi varrin e babait të tij, duke vendosur një kurorë me lule, ku kishte një mesazh se së shpejti do ti falënderoj dorë më dorë të gjithë qytetarët që shkuan para tij te varri.
