Pas vizitës në Kosovë, Cameron ka kërkuar forcimin e KFOR-it

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameroon, në një raportim në Dhomën e Lordëve në kuadër të Komitetit për Mbrojtje dhe Raporte Ndërkombëtare, pas disa pyetjeve nga ish-sekretari i NATO-s, George Robertson lidhur me sigurinë në Ballkan, ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameroon, në një raportim në Dhomën e Lordëve në kuadër të Komitetit për Mbrojtje dhe Raporte Ndërkombëtare, pas disa pyetjeve nga ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, lidhur me sigurinë në Ballkan, ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.

Cameroon ka treguar se pas kthimit nga Kosova e kishte kontaktuar sekretarin e NATO-s dhe i kishte kërkuar forcim të KFOR-it.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar kohë me KFOR-in e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim që duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa të disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika