I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, pas vizitës në Kosovë, të martën e 17 janarit do ta fillojë vizitën në Serbi.
Emisari Peach do të ketë takime të ndara, njëherë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pastaj me kryeministren Ana Brnabiq dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, shkruan Danas.
Pritet që tema e diskutimit të jetë situata në Ballkanin Perëndimor, me theks në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe bashkëpunimin dypalësh.
Kjo vizitë e tij në Beograd vjen pas vizitës 12 ditore të tij në Kosovë, ku me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ka diskutuar për sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e Rusisë.
Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që më 20 janar ta vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë.