Pas vrasjes në Pejë, Haxhiu thërret në takim Sveçlën, kryeprokurorin e drejtorin e Policisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Në mëngjesin e sotëm, një grua në Pejë është vrarë nga burri i saj. Kjo vrasje ka ndodhur vetëm katër ditë nga vrasja në Ferizaj, ku po ashtu u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.

Në lidhje me këto ngjarje ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thirrur takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryesuesin e Këshillave, kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë së Kosovës.

Haxhiu tha se situata është bërë alarmante.

“Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme. Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror”, tha ajo.

Ajo tha se dhunuesit shpesherë kanë kryer vrasje për shkak të mosndëshkimit adekuat.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, tha ajo.

Haxhiu tutje e ka quajtur fenomen vrasjen e grave nga burrat, duke theksuar se shteti nuk do ta tolerojë asnjë lloj dhune të burrit ndaj grave.

“Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika