Pas vrasjes së trefishtë, komuna e Lipjanit pezullon aktivitetet verore

Gjatë së premtes, Dukagjini kishte mësuar se tragjedia në Lipjan ishte një vrasje e trefishtë brenda një familjeje. Të njëjtën e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Pas ngjarjes, komuna e Lipjanit ka pezulluar të gjitha aktivitetet verore të saj

Të gjitha aktivitetet verore janë pezulluar nga komuna e Lipjanit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna me anë të një postimi në Facebook. Një vendim i tillë vjen pas vrasjes së trefishtë në Rufc të Lipjanit.

“Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti ka marr vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport. Të dashur qytetarë, të gjitha aktivitetet e Mërgata Fest & Sport janë pezulluar. Ngjarja e mbrëmshme në familjen Bekteshi tronditi thellësisht mbarë opinionin e gjerë.Bashkëndjejmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllime familjes Bekteshi, miqve të familjes Bekteshi dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari burrë kosovar ka vrarë bashkëshorten e të birin për të kryer më vonë vetëvrasje.

Kështu thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për vrasjen e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe “vetëvrasje”.

Lidhur me rastin ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai i ka shprehur ngushëllimet e tij, gjersa tha se tronditje si kjo lënë boshllëk.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika