Pas zjarrit, Instituti i Mjekësisë Ligjore akoma nuk fillon renovimin

Instituti i Mjekësisë Ligjore para më shumë se dy jave u kaplua nga zjarri dhe ende nuk ka filluar asnjë pjesë e atij objekti të renovohet. Nga ky institucion thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak se procedura e vlerësimit të dëmeve po vazhdon akoma

Për gati tre javë që kur ka ndodhur zjarri në Institutin e Mjeksësisë Ligjore aty nuk ka filluar sanimi i dëmit të shkaktuar nga ai zjarr.

Dritaret e hapura e ambienti totalisht i shkatërruar në dy zyre nuk kanë ndryshuar ndonëse punët po kryhen nga ky institucion.

E pse nuk kanë filluar renovimet, tregoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së.

“Nuk ka fillu asnje renovim sepse ende jemi ne procedura te vleresimit te demit dhe sigurise se objektit. Keshtu qe nuk ka cka me u pa ne kete faze. Kur te fillon renovimi mund te kontaktojme prape”, ka thënë Ditor Haliti – U.D. Drejtor në IML.

Se kur mund të fillojnë renovimet apo në cilën fazë të vlerësimit të dëmit gjendet ky objekt, nuk kanë kthyer përgjigjie nga Ministria e Drejtësisë.

Por, shpresa që renovimi mund të filloj shpejtë nuk ka ish-sekretari në MInistrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

“Jemi relativisht në fund të vitit fiscal prandaj në rrjedhë të kësaj kjo tragjedi ka qenë e paparashikueshme andaj edhe mjetët buxhetore përkitazi me këtë cështje nuk ka pas dhe meqe jëmi në fundvit konsideroj që MD-ja do të duhet të ndante mjete buxhetore për renovim”, ka deklaruar Bajraktari.

Televizioni ka pyetur edhe Prokurinë se në cfarë faze të hetimeve është rasti për zjarrin aty, por nuk ka marr përgjigjie.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika