Pasanikët me vetëm 413 euro në bankë; Osmani dhe Kurti deklarojnë pasurinë

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë deklaruar vetëm disa qindra euro të gatshme në banka, edhe pse pasuria e tyre dhe bashkëshortëve të tyre e së bashku kap shifrën e milionshit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit (AKK) të premten ka deklaruar pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë pasuri të palujatshem prej 970 mijë euro.

Të adhurat e saj vjetore janë rreth 40 mijë euro, ndërsa Omsani ka deklaruar 294 euro të gatshme në bankë.

Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti, nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluatjshem apo të lujatshëm në emër të tij.

Kurse, para të gatshme ka deklaruar 119 euro, ndryshe nga gruaja e tij e cila ka të deklaruar 10 mijë euro të gasthme në një bankë në Norvegji.

Gjithashtu, Kurti në zotërim ka një apartament në sipërfaqe prej 67 metra katrorë që ka një vlerë prej 400 mijë eurove, e që është në emër të bashkëshortës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika