“Pasaporta e artë” e Shqipërisë, shqetësuese për sigurinë e BE-së

Ideja e “Pasaportës së arta” po cilësohet si e rrezikshme për Bashkimin Evropian. Nëpërmjet Raportit të Progresit, BE ka kërkuar që të ndalohet kjo nismë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi siç është thënë në raport, kjo pasaportë paraqet rrezik për BE-në

Pasaporta shqiptare





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte propozuar që të krijohet “Pasaporta e Artë”, e cila do të shërbente për shtetasit huaj, të cilët dëshironin të investonin në Shqipëri. Por, kjo ka pasaportë ngjallur reagime në Bashkimin Evropian(BE).

Sipas BE-së, “Pasaporta e Artë” e propozuar nga kryeministri Rama, paraqet rrezik për BE-në.

Por, cilat janë rreziqet dhe përfitimet nga “pasaporta e artë”?

Kjo pasaportë, ka të bëjë me rreziqet, të cilat sipas BE-së, kanë të bëjnë me sigurinë dhe me ekonominë, andaj këto janë arsyet e BE-së se pse duhet të ndalohet një pasaportë e tillë.

Nga ana tjetër, kjo nismë e kryeministrit Rama ende nuk është finalizuar.

“Sigurisht, ka rreziqe, por ne nuk mund t’ia mohojmë vendit tonë dhe së ardhmes sonë potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”, kishte deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vitin 2019.

Nga opozita shqiptare kishte vazhdimisht reagime kundër, ndërsa çështja mori vëmendje më të madhe këtë muaj, kur ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, i dorëzoi zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, Raportin e Progresit për vitin 2022, duke shprehur qartazi qëndrimin kundër “pasaportës së artë shqiptare”.

“Në lidhje me ‘pasaportat gold’ [të arta], mendoj se raporti është i qartë. Sigurisht që BE-ja e respekton sovranitetin e cilitdo shtet, për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe agresionin rus në Ukrainë, kjo skemë do të vinte në pah disa rreziqe”,  kishte thënë Hohmann.

Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, të përpiluar nga Komisioni Evropian, është thënë “Skema të tilla paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat [për anëtarësim në BE], Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”, raporton REL, transemton Portali Dukagjini.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika