Pasi OKB i bëri thirrje Rusisë për dëmshpërblime, Moska kërkon që të mblidhen prova kundër saj

Pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB) kërkoi nga Rusia të paguante dëmshpërblim shtetit ukrainas për dëmet që i kishte shkaktuar gjatë luftës, zëdhënësi Dmitry Peskov nuk i ka mirëpritur këto informacione

Ndërtesa të shkatërruara në Borodyanka, Ukrainë

Rusia ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për të paguar për dëmet e luftës që ka shkaktuar në Ukrainë. Kjo vjen pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë duke thënë se Rusia duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj, duke përfshirë pagesën e dëmeve.

Institucionet e Kremlinit kanë thënë se do të punonte për të ndaluar Perëndimin të kapte rezervat e tij ndërkombëtare për të paguar dëmet.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka akuzuar Perëndimin për përpjekje për të “formalizuar grabitjen” dhe për shkelje të rregullave të pronës private dhe ligjit ndërkombëtar, raporton BBC.

Rezoluta e miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së thoshte se Rusia “duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtarisht, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, duke përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla”.

Gjithashtu Peskov ka rekomanduar që shtetet anëtare, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë një regjistër ndërkombëtar për të regjistruar provat kundër Rusisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika