Pasiguria e moshës së shtyer në vendin tonë

Profesori dhe psikologu Bujar Gallopeni

I ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, sonte ishte profesori dhe psikologu Bujar Gallopeni.

Gallopeni deklaroi se shoqëria është e orientuar tek moshat e reja, dhe shumë pak vëmendje i kushtohet moshës së shtyer. Kjo sipas tij ndikon edhe në shëndetin mendor të moshës së tretë, pasi shumica e tyre janë rritur në një shoqëri kolektive, e tani po jetojmë në një shoqëri individualiste që është një ndryshim i madh për ta.

Ndonëse thotë se ne njihemi si shtet i të rinjve, kjo nuk është momentalisht e vërtetë, pasi sipas psikologut ka rënë nataliteti, të rinjtë po ikin nga vendi secilën herë e më shumë, dhe trendi i plakjes është përtej projeksioneve. Trendi i ikjes së të rinjve nga vendi por edhe lëvizja brenda vendit, ka bërë që moshat e shtyera të jenë secilën herë e më të vetmuar, që ndikon në përjetimin emocional dhe psikologjik të tyre, duke i bërë të ndihen të izoluar nga shoqëria.

Gallopeni deklaron se këto gjëra ndikojnë tek rritja e pasigurisë tek mosha e tretë, këtu lidhet edhe faktori ekonomik pasi gjendja me pensione në vendin tonë nuk është e mirë, duke sjellur pasigurinë ekonomike tek ta për nevojat e tyre. Psikologu shton gjithashtu se nuk ka hapësira të mjaftueshme të dedikuara për personat në moshë të shtyer.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika