Pasojat e grevës në arsim te fëmijët, flet psikiatrja Arbnore Ulaj

Pas më shumë se një muaji që ka filluar greva në arsim, pasojat e kësaj të fundit te fëmijët, sipas psikiatres, Arbnore Ulaj, nuk do të jenë të vogla. E krahas kësaj, kompensimi i orëve të mësimit do të jetë i stërmundimshëm

Ilustrim

Psikiatrja, Arbnore Ulaj ka thënë se vonesat e fillimit të procesit mësimor në Kosovë kanë ardhur me pasoja psikoemocionale për fëmijët.

E ftuar në emsionin “Magazina” me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj në Radio Dukagjini, Ulaj ka thënë se kjo vjen si rrjedhojë e pritshmërive të tyre për datën e 1 shtatorit, datë e cila do të duhej të shënonte fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ata janë të përgatitur për fillimin e mësimit më një shtator, të takohen me shokë e shoqe, të ndryshojnë rutinën me të cilin janë mësuar deri tash, për shkak që kanë pasur një periudhë të gjatë pushimi, periudhë kjo që ështe rizgjatur”, ka deklaruar Ulaj, gjersa ka theksuar se tashmë, “fëmijët kanë filluar të mërziten, të mos kenë motivim.

Sipas psikiatres, greva në arsim ka qenë e vështirë për të gjitha nivelet e arsimit e në veçanti për klasën e parë. E krahas kësaj, kompensimin e orëve të mësimit përgjatë vikendeve ose zgjatjen e përfundimit të vitit shkollor, Ulaj e ka cilësuar sikurse “të stërmundimshme” për fëmijët.

“Orët e humbura do të kompensohen në vikende ose do të shtyhet orari i planifikuar për mbarimin e mësimit. Normalisht, për fëmijët do të jetë e stërmundishme, për shkak se do të jenë të pamotivuar për të shkuar në shkollë ditëve të vikendit”, ka thënë Ulaj, gjersa ka theksuar se një gjë e tillë do të ndikojë negativisht te ta.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar shtesën prej 100 eurosh, duke refuzuar ofertën prej 50 eurosh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e kishte prezantuar së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në kuadër të pakos së përballjes së rritjes së inflacionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika