Pasta Alfredo me copëza pule janë një darkë e shpejtë dhe e lehtë, kremoze dhe mjaft e shijshme. Receta përbëhet nga tre procedura të vogla. Së pari është përgatitja e makaronave. E dyta është gatimi i gjoksit të pulës. Ndërsa e fundit është kompletimi i salcës Alfredo.
Përbërësit:
për 6 racione
- 1 ½ kilogram gjoks pule( 680 g ), e prerë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- ½ lugë çaji rigon të tharë
- ½ lugë çaji borzilok të thatë
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper
- 455 gram pasta, të gatuar
- ¼ filxhan majdanoz të freskët( 10 g )
- ¼ filxhan djathë parmixhano të grirë( 25 g )
Salca
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 4 thelpinj hudhre , të grirë
- 3 luge miell
- 2 gota qumësht( 480 ml )
- ½ lugë çaji rigon të tharë
- ½ lugë çaji borzilok të thatë
- ½ filxhan djath parmezan të grirë( 55 g )
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper
Përgatitja
Në një tigan mbi nxehtësinë mesatare, shkrini gjalpin dhe më pas shtoni gjoksin e pulës.I hedhim kripë, piper, rigon dhe borzilok. Gatuani 8 deri në 10 minuta ose derisa pula të jetë gatuar plotësisht. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë pulën.
Në të njëjtën tigan mbi nxehtësi mesatare shkrini gjalpin dhe shtoni hudhrën. Gatuani derisa hudhra të fillojë të zbutet. Pastaj shtoni miellin tek hudhra dhe gjalpi, duke i përzier mirë. Hidhni qumështin nga pak, duke e përzier mirë në mes, derisa të bashkohen përbërsit plotësisht dhe salca të fillojë të trashet. Ndërsa pastaj i shtoni edhe mëlmesat si kripë, piper, rigon dhe borzilok.
Shtoni djathin parmezan dhe përzieni derisa të shkrihet.
Hidhni salcën mbi makaronat pene të gatuara, shtoni pulën dhe përziejini mirë. Shtoni majdanoz dhe parmezan shtesë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!