“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” Sylejmani flet për bastisjet në ministrinë e MMPHI-së

Ish-hetuesi policor, Rrahman Sylejmani në emisionin "FIVE"

Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lidhur me këtë çështje, i ftuar në emisionin “FIVE”, ish-hetuesi policor, Rrahman Sylejmani ka thënë se kjo është për tu brengosur.

“Pastrimi i parave, është e rëndë, nënkupton që paratë e pista fitohen në mënyrë të kundërligjshme, nëse kjo ka të bëjë aty, kjo është shumë brengosëse, kjo vepër për mua është shumë e rëndë,” tha Sylejmani.

Sylejmani thotë se ky nuk është rasti i vetëm, por sipas tij kjo dukuri veç se po shtohet.

“E dijmë që mbi ligj nuk është askush. Në institucionet tona nuk është vetëm ky rast, çdo javë edhe në të kaluarën por edhe tani po ka raste të ndërhyrjes të arrestimeve,të zyrtarëve të lartë që udhëheqin dikastere të ndryshme, edhe kjo në këtë ministri, por edhe në të tjera. Menaxhimi i parasë publike, në emër të shtetit, po del që aty ku ka para po ka edhe korrupsion.” shtoi Sylejmani.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke arrestuar një person me inicialet I.B., i cili dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Një i dyshuar tjetër, N.F., që akuzohet për “Shpëlarje parash” dhe mosraportim të pasurisë, është në arrati.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë, dokumente, pajisje elektronike dhe banesat e të dyshuarve janë ndaluar përkohësisht. Hetimet vazhdojnë për përfshirjen e të tjerëve në këtë aktivitet kriminal.

LEXO MË SHUMË: “Sekuestrohet një revole, telefona, dokumente…” – Prokuroria ndan detaje për aksionin në ministrinë e Liburn Aliut  

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika