Pati apo jo të lënduar nga aksidenti ku u përfshi vetura zyrtare në Gjilan?

Policia e Kosovës ka raportuar se një veturë civile është aksidentuar me një veturë zyrtare, në Gjjilan të dielën mbrëma. Sipas tyre, pos dëmeve materiale, pati edhe lëndime trupore. Mirëpo, e njëjta është liruar pas marrjes së tretmanit mjekësor





Të dielën e 11 dhjetorit, një veturë civile është aksidentuar me një veturë zyrtare, në Gjjilan.

Pos dëmeve materiale, pati edhe lëndime trupore.

 Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërkaq, të dielën mbrëma, një veturë e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Gjilan. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar.

Ai ka potencuar se nga ky aksident komunikacioni nuk ka pasur të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”,  ka thënë Kryeziu.

Se aksidenti rezultoi pa lëndime, tha edhe kryeministri Kurti.

Gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, Kurti ka konfirmuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa që kishim planifikuar. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika