Paul Pogba rikthehet në stërvitjet e skuadrës së Juventusit

Paul Pogba do të rikthehet në stërvitjet e skuadrës së Juventusit të martën e 18 tetorit, ky rikthim vjen pas lëndimit të fundit që Pogba e kishte pësuar në verën e vitit 2022

Fotoilustruese





Paul Pogba do të rikthehet pjesërisht në stërvitjet e skuadrës me Juventusin, kjo ndodh më në fund pas lëndimit të gjurit që e kishte pësuar Pogba.

Francezi kishte filluar të luante për Juventusin, që nga vera kur u largua nga Manchester United dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin.

Fillimi i kontratës nuk e gjeti atë mirë, për shkak se është lënduar  në gju menjëherë dhe ky lëndim e mbajti atë jashtë fushës që nga ardhja e tij.

Këtë lajm për rikthimin e Pogbas e ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, që tregohet se pas një operacioni në gju që Pogba e kishte kryer muajin e kaluar, do të kthehet në stërvitjet e ditës së martë.

Pogba pritet të kthehet në aksion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas më 325 tetor, por nëse jo atëherë, pritet të kthehet për ndeshjen kundër Lecces më 29 tetor.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika