Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët pas 37 vjetësh kundrejt dollarit amerikan

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët pas 37 vjetësh kundrejt dollarit amerikan. Disa nga faktorët që ndikuan në rënien e paundit britanik janë recesioni i afërt, kriza energjetike dhe inflacioni më i lartë në mesin e vendeve të G7

Ilustrim

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët pas 37 vjetëve kundrejt dollarit amerikan, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me shumë probleme ekonomike.

Disa nga faktorët që ndikuan në rënien e paundit britanik janë recesioni i afërt, kriza energjetike dhe inflacioni më i lartë në mesin e vendeve të G7.

Kjo rënie dërgoi monedhën në nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan që nga viti 1985, kur kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar ishte Margaret Thatcher.

Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, thuhet se është duke konsideruar një angazhim prej 172 miliardë dollarë, në mënyrë që t’i kufizojë çmimet në rritje të energjisë që kërcënojnë ta shtyjnë popullsinë britanike në varfëri këtë dimër, raporton CNN.

Gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, Mbretëria e Bashkuar ka marrë shumë hua, por investitorët së shpejti mund t’i japin më shumë hua vendit më shumë para nëse ai bie në një të ashtuquajtur cikël stagflacioni. Gjatë stagflacionit, ekonomia tkurret dhe çmimet vazhdojnë të rriten.

Të mërkurën e shtatë shtatorit, kryeministrja e re ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së taksës prej pesë miliardë paund ose gjashtë miliardë dollarë. Truss ka shtuar se është kundër një takse të papritur. “Unë besoj se është gjë e gabuar të shtyhen kompanitë të mos investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, pikërisht, kur ne kemi nevojë për të rritur ekonominë,” shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika