Pavarësisht tensioneve në veri, Atiq vazhdon punën në zyrën e tij

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është duke vazhduar punën në zyrën e tij pavarësisht tensioneve në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërsa kryetarët e komunave të tjera mungojnë në zyrat e tyre komunale

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është duke vazhduar punën në zyrën e objektit komunal, duke treguar përkushtim ndaj detyrës së tij, pavarësisht situatës së tensionuar në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e tre komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – përjashtuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, nuk qëndrojnë në zyrat e tyre në objektet komunale.

Atiq gjatë ditës së hënë i ka bërë kërkesë Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT) dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për të filluar pagesën e energjisë elektrike në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të njoftohet mbi borxhin që komuna e drejtuar nga ai, duhet t’i paguajë institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar.

“Sot iu drejtova KOSTT dhe ZRRE, me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të komunës sonë. Gjithashtu, kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Mitrovica e Veriut, së bashku me tri komunat e tjera në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që nga përfundimi i luftës më 1999 nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 2013 kanë arritur Marrëveshje për energjinë, që synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, të banuar me shumicë serbe.

Por, kjo marrëveshje nuk është zbatuar dhe në qershor të vitit 2022, palët arritën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë, përmes një udhërrëfyesi për energjinë.

Megjithatë, as ky udhërrëfyes nuk është zbatuar dhe gjatë vitit të kaluar, BE-ja ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e tij, duke theksuar se përgjegjësinë përfundimtare për zbatimin e udhërrëfyesit e kanë Kosova dhe Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika