PDK akuzon Konjufcën për ndërprerje të seancës për Trustin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku me deputetin Bekim Haxhiu, në një konferencë për media kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e seancës nga Kryetari Glauk Konjufca

Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu

Kryetari i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pushteti i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, po gjejnë metoda për ta penguar votimin e trustit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij kur erdhi momenti për të diskutuar për Trustin, u ndërpre seanca, e këtë Tahiri e ka quajtur të paprecendentë, ai është shprehur se këtë e vendosin deputetët, jo në mënyrë arbritrare Kryetari i Kuvendit.

Më tej, ai ka shtuar se kjo është e papranueshme sepse, është një kërkesë e qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij janë 696 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitonin nga 10 deri në 30 për qind të tërheqjes së kursimeve të tyre nga Trusti

“Nëse Qeveria do të kishte përkushtim kaq të madh për punë të tjera, si e kanë për bllokimin e debatit për trustin, vendi ynë do ti kishte punët më mirë dhe nuk do të kishim fare nevojë për të tërhequr trustin.“, ka thënë Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer nga Kryetari i Kuvendit i cili ndërpreu në mënyrë arbitrare seancën e Kuvendit, sepse diskutimi i sotëm për Trustin pritej të kalonte sot.

“Gjendja e qytetarëve, kriza ekonomike, po bëhet e papërballueshme. Sot kishte një optimizëm në Kuvend për ta votuar projektligjin sepse kemi biseduar me shumë deputetë për ta votuar këtë projektligj, këtë kërkesë qytetare,” ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, presioni i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e bëri Kojnufcën që ta ndërpresë seancën, ku sipas tij projektligji do të kalonte sot.

Haxhiu është shprehur që nesër deputetët e Kuvendit të mos e pengojnë këtë projektligj.

“Çdo ditë që vonohet votimi i këtij projektligji, kriza e qytetarëve do të rritet. Qeveria dhe kjo mazhorancë po shndërrohet në një prej faktorëve që po rëndon edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. “, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Në fund, Kryetari i GP të PDK-së ka thënë se nëse edhe nesër ky projektligj nuk kalon, dhe nëse Qeveria nuk merr ndonjë masë konkrete për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, qoftë përmes përmirësimit të pagës minimale ose formave të tjera, do ta rishikojnë mundësinë që këtë projektligj ta sjellin përsëri në Kuvend në muajin nëntor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika