PDK akuzon MKRS-në për abuzim të 335 mijë eurove, kërkon nga prokuroria të nisë hetimet

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka kërkuar që Prokuroria e Kosovës të nisë hetimet për “aferën e abuzimit të 335 mijë eurove nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani”

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka kërkuar që Prokuroria e Kosovës të nisë hetimet për “aferën e abuzimit të 335 mijë eurove nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani”.

Ai në një konferencë për media ka thënë se të taksapaguesve kosovarë, përmes një skeme mashtrimi e kamuflimi përbëjnë një konflikt të pastër interesi me përgjegjësi ligjore, i ka përfituar me projektin e titulluar “Drejt Malit” Mimoza Osmani.

Sipas tij, e njëjta është motra e zëvendësministres Daulina Osmani.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka iniciuar muaj më parë një memorandum bashkëpunimi ku i ka përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Organizatën Jo Qeveritare “Federata e Sportit Shkollor”.

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Kulturës ia ka dhënë 335 mijë euro Organizatës Jo Qeveritare “Federata e Sportit Shkollor” e cila kishte obligim ta organizoj projektin “Drejt Malit”që kishte për qëllim dërgimin e nxënësve për skijim në Brezovicë”, ka thënë Bislimi.

Siç sqaron Bislimi, kjo Organizatë Jo Qeveritare, me paratë e Ministrisë së Kulturës e kontraktoi Kompaninë “Omnisport” me pronar burrin e motrës së zëvendësministres Daulina Osmani.

“Pra, motra e zëvendësministres përveç që e ka bashkëshort pronarin e kësaj kompanie, ajo edhe vet punon aty”, shtoi ai.

Bislimi ka potencuar se me këto 335 mijë euro u blenë disa pajisje dimërore dhe të tjerat u shpenzuan për akomodim në hotelin “Molika” në Brezovicë, i cili sipas dokumentacionit zyrtar nuk figuron i regjistruar fare në Kosovë, por është i regjistruar në Serbi.

“Pra, disa prej këtyre parave të taksapaguesve kosovarë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosoves përfunduan në xhirollogarinë e hotelit në Serbi. Për ta vërtetuar të gjithë ju që zëvendësministrja Daulina Osmani ishte bartëse e këtij projekti që paratë ia dha kompanisë ku punon motra e saj, mund të hyni në faqen e saj në Facebook dhe e shihni si e promovonte këtë projekt”.

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi

“Madje ajo e kishte ftuar në Brezovicë gjatë atyre ditëve që po zbatohej projekti, edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili shkoi në Brezovicë dhe bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani ato ditë me borë hipi në teleferik”, shtoi ai.

Sipas Bislimit, kjo “aferë abuzive” është shqetësuese jo vetëm për përfitimin e një familjareje të titullares së Vetëvendosjes, por edhe sepse paratë janë shpenzuar për çmime të fryera me procedura të përshpejtuara.

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje ministrit Çeku që të japë llogari e të sqarojë këtë që ata e quajnë “aferë abuzive”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika