PDK: Çka ka Albini, kallëzon Martini

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video që flet për “aferën”, e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas PDK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e mbron ambasadorin Berishaj. Megjithatë sipas tyre, “përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në postimin e PDK-së.

“Çka ka Albini, kallëzon Martini”.

Kjo fjali sipas PDK-së pasqyron më së miri skandalin e madh financiar prej miliona eurosh në të cilin është përfshirë ambasadori Berishaj e që siç thotë PDK-ja mediat ndërkombëtare e lidhin me kryeministrin Kurti dhe me financimin e fushatës së LVV-së.

Nëntë muaj më parë mediat sllovene raportuan për tërheqjen e mbi 600 mijë eurove nga llogaria e kompanisë “MB Consulting”.

“Para që ai i kishte marrë nga kompania GEN-i me degë në Beograd, e cila ka tregtuar energji elektrike me Kosovën”, thuhet në videon e PDK-së.

“Përkundër fakteve të forta, ambasadori Berishaj nuk u shkarkua dhe nuk u soll para drejtësisë në Kosovë”, vijon më tutje videoja, teksa shtohet se ai u morr në mbrojtje nga kryeministri Kurti.

Në këtë video, PDK ka cituar një pjesë të deklaratës së dhënë nga kryeministri Kurti i cili ishte shprehur se “nuk ka kurrfarë korrupsioni”.

Ai kishte thënë se përkundrazi do të ketë kallëzim penal e do të ketë sqarim në gjykatë për shpifje të tilla.

“Profesor Martin Berishaj është ambasador i Kosovës në Kroaci. Është patrioti Malësisë dhe profesor i shkëlqyeshëm. Nuk ka gjë aty”, ishte shprehur Kurti.

Por sipas PDK-së, skandali nuk përfundon me kaq, duke thënë se mediat kanë zbuluar edhe transfere të shumta parash nga GEN-i, i Serbisë në xhirollogari të Berishajt në Kosovë, e që sipas raportimeve arrijnë shifrën prej 1milion e 531.480 eurosh.

Prej tyre vetë Berishaj i kishte tërhequr “cash” 923 mijë e 700 euro nga një bankë në Kosovë.

“Po ashtu në bazë të këtyre raportimeve, nga janari i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2022, nga xhirollogaritë e Berishajt në Mal të Zi në total janë tërhequr dy milionë e 787 mijë e 298 euro cash. Të gjitha këto tërheqje të miliona eurove ishin mbajtur fshehtë nga ai. Por, u zbuluan nga mediat”, thotë PDK.

“Zingjiri i këtij skandali, që bazën e ka në Serbi sipas raportimeve mediale ndërkombëtare, piramidën e personave të përfshirë e ngre deri te zyra e kryeministrit kurti dhe selia e LVV-së në Prishtinë. Përveç Kurtit edhe presidentja Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla e morën në mbrojtje ambasadorin Berishaj”, thuhet më tutje në video teksa citohen deklaratat e tyre lidhur me këtë çështje.

PDK thotë se pavarësisht përpjekjeve të krerëve të shtetit të Kosovës për ta marrë në mbrojtje Berishajn, dëshmitë e publikuara në media kanë vënë në lëvize organet e drejtësisë dhe paditë e para për të tashmë janë ngritur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika